Një ndeshje dramatike dhe plot emocione ka qenë sfida mes Sportingut të Lisbonës dhe Bodo Glimtit. Norvegjezët kishin fituar 3-0 një javë më parë, por portugezët bëjnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit dhe sigurojnë një vend në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League.
Sportingu mbyll pjesën e parë në avantazh të një goli dhe shënon edhe 2 të tjerë në pjesën e dytë, duke çuar ndeshjen në shtesë (rezultati i përgjithshëm 3-3).
Në kohën shtesë portugezët shënojnë edhe 2 gola të tjerë, fitojnë ndeshjen 5-0 dhe sigurojnë një vend mes 8 më të mirave të turneut. Përfundon këtu aventura e surprizës Bodo Glimt, që eliminohet nga Champions League.
Teilen: