Wednesday, 14. October 2026
Futboll

Champions League, pjesa e parë: PSG “spektakël” ndaj City, Mbappe i kundërpergjigjet direkt Romës (video)

GS 14/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Etihad”, Manchester City është duke u mundur 0-3 nga PSG. Në minutën e 13-të, kundërsulm i shpejtë i parizienëve. Fabian Ruiz asiston për Desire Doue, ky i fundit shënon një gol spektakolar me një goditje klasi nga jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutën e 15-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i parizienëve, që gjejnë golin e dytë me Ousmane Dembele. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit të Desire Doue. Në minutën e 31-të, Vitinha shënon një gol tejet spektakolar, me një goditje fantastike në brendësi të kufijëve të zonës së rreptësisë.

SHIKOGOLAT

Në “Olimpico”, pjesa e parë mes Romës dhe Real Madridit është mbyllur në barazim 1-1. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me Marten de Roon në minutën e 20-të, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca. Kylian Mbappe i kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë në minutën e 25-të, me një supergol po ashtu nga distanca.

SHIKOGOLAT-real-madrid-2026-10-14

Në sfidat e tjera, Aston Villa po udhëheq 3-0 ndaj Fenerbahce. Porto po barazon pa gola 0-0 në transfertë ndaj Betis. Mungon goli edhe në sfidën mes Bodo/Glimt dhe Borussia Dortmundit, ku pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.

Barazim edhe në sfidën mes Shakhtar Donetsk dhe AEK, por në shifrat 1-1. Stuttgart është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Slovan Bratislava.

Teilen: