Askush nuk e besonte se Milani i Paolo Fonsekës do të triumfonte në Bernabeu përballë Real Madrid të Karlo Ançelotit.
Kuqezintë shënuan në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të Thaw, por vetëm 11 minuta më pas Vinicius Junior barazon gjithçka.
U duk sikur në atë moment loja do të fliste spanjisht, dhe ishte pikërisht një spanjoll që do të ndëshkonte mbretërorët e Real Madrid.
Ishte pikërisht Alvaro Morata i cili në minutën e 39-të të pjesës së parë kaloi sërish kuqezinjtë në avantazh.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e sfidës.
Në të dytën Milani do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Reinders në minutën e 73-të, ndërsa madrilenëve do ju anullohej goli i shënuar nga Rudiger.
Ndërkohë Manchester City është poshtëruar në Lisbonë, ku është mundur me rezultatin e thellë 4-1.
Ishin anglezët që kaluan të parët në avantazh, por më pas pësuan katër gola. Ndërsa Lilë ka barazuar 1-1 në shtëpi me Juventusin. Një tjetër surprizë ishte edhe fitorja 3-1 e Sëlltik përballë gjermanëve të Leipzig.
Të gjitha rezultatet e mbrëmjes: