Pritjes i erdhi fundi: edhe Liga e Kampionëve është gati për të nisur sezonin e ri 2026/27. Shorti që u hodh në “Grimaldi Forum” të Monakos do të përcaktojë kalendarin për fazën e vetme dhe madhore të ligës – një format i konfirmuar që përfshin 36 skuadra në vijën e nisjes.
Shorti ka dhuruar përballje gjigantësh. Reali i Madridit do të luajë kundër Interit, Arsenalit, Romës.
Kampionët në fuqi të PSG-së do të përballen me Barcelonën dhe Manchester City. Bayerni i Mynihut do të luajë kundër Arsenalit, Manchester United, ndërsa Interi do të përballet edhe me Liverpulin dhe Dormundin.
Shorti i skuadrave të vazos së parë

Shorti i skuadrave të vazos së dytë

Shorti i skuadrave të vazos së tretë

Kalendari i Ligës së Kampionëve 2026/27
Dita e ndeshjeve 1: 8–10 shtator 2026
Dita e ndeshjeve 2: 13–14 tetor 2026
Dita e ndeshjeve 3: 20–21 tetor 2026
Dita e ndeshjeve 4: 3–4 nëntor 2026
Dita e ndeshjeve 5: 24–25 nëntor 2026
Dita e ndeshjeve 6: 8–9 dhjetor 2026
Dita e ndeshjeve 7: 19–20 janar 2027
Dita e ndeshjeve 8: 27 janar 2027
Rregullorja e Ligës së Kampionëve: Çdo ekip do të luajë gjithsej 8 ndeshje në fazën fillestare, duke u përballur me dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove të renditjes (duke luajtur një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë). Për të ruajtur ekuilibrin konkurrues, mbeten në fuqi kufizime kyçe: nuk lejohen përballjet direkte mes ekipeve të të njëjtit vend dhe çdo klub mund të përballet me maksimumi dy kundërshtarë nga e njëjta federatë kombëtare.