Tuesday, 3. November 2026
Futboll

Champions League: Sporting Lisbon me fitore të madhe në Londër. Galatasaray nuk e diskuton Stuttgart-in në shtëpi (video)

GS 03/11/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League, të vlefshme për javën e katërt për fazën e grupeve. Në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e luajtur në fushë neutrale, Sporting Lisbon ka fituar 0-1 ndaj Shakhtar Donetsk.

Golin vendimtar për portugezët e shënoi Issa Doumbia, në minutën e 59-të. Sporting Lisbon fiton 0-1 dhe ka 9 pikë deri tani, tre fitore dhe një humbje. Shakhtar Donetsk ka 4 pikë deri tani, dy humbje, një barazim dhe një fitore.

SHIKOGOLAT

Në Stamboll, Galatasaray ka marrë fitoren e dytë deri tani në katër javë, pasi mundi 2-0 Stuttgart. Fillimisht, në minutën e 12-të, Alexey Batrakov shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Tre minuta më pas, mesfushori rus dyfishoi shifrat pas një asisti fantastik që mori nga Davinson Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 2-0 në avantazhin e klubit turk.

Në pjesën e dytë, pati një gol të anulluar për Stuttgart, për pozicion jashtë loje të Chris Fuhrich. Galatasaray fiton 2-0 dhe numëron 6 pikë deri tani, dy fitore dhe dy humbje. Stuttgart pëson humbjen e parë për këtë fazë dhe ka 7 pikë deri tani. Një humbje, një barazim dhe dy fitore.

SHIKOGOLAT

Teilen: