Friday, 22. May 2026
Sport

Champions League/ Virc do të jetë kundër Bajernit, në fushë me qetësues

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi Florian Virc duket se nuk është aq i rëndë sa ç’mendohej. Sipas medieve gjermane talenti gjerman i Bajer Leverkusen do të jetë nesër në fushë në takimin e kthimit mes Bajerit dhe Bajernit të Mynihut edhe pse u dëmtua të shtunën në një dyluftim me Vajser.  

Virc ka dëmtuar ligamentet e kaviljes së djathtë, por pas analizave të bëra ditën e djeshme nuk janë evidentuar dëmtime të forta dhe lojtari mund të hidhet në fushë që nga minuta e parë duke përdorur qetësues dhimbjesh.

Teilen: