Liga e Kampionëve luan ndeshjet e radhës të grupeve A-D, me 16 skuadra që zbresin në fushën e lojës.
Në orën 18:45, Reali i Madridit do të presë në “Bernabeu” debutuesit e Union Berlinit. Po në këtë orë luhet dhe ndeshja e Grupit A mes Gallatasarajit dhe Kopenhagen.
Gjithashtu, Grupi A ka rezervuar dhe supersfidën e mbrëmjes, mes Bajernit të Mynihut dhe Mançester Junajtid në “Allianz Arena”.
Në fushë zbresin edhe nënkampionët e Europës, me Interin që luan në transfertë kundër Real Sociedadit.
Arsenali rikthehet të luajë në Champions pas 7 sezonesh dhe do të presë në “Emirates” skuadrën e PSV.
NDESHJET:
GRUPI A
GALLATASARAJ – KOPENHAGEN 18:45
BAJERN MYNIH – MANÇESTER JUNAJTID 21:00
GRUPI B
ARSENAL – PSV 21:00
SEVILJA – LENS 21:00
GRUPI C
REAL MADRID – UNION BERLIN 18:45
BRAGA – NAPOLI 21:00
GRUPI D
REAL SOCIEDAD – INTER 21:00
BENFIKA – SALCBURG 21:00
PANORAMASPORT.AL