Shakhtar Donetsku synon që ndeshjet e tij si vendas në këtë edicion të Champions League ti luajë në Londër, konkretisht në “Stamford Bridge”.
BBC raporton se klubi ukrainas, i cili nuk e ka përdorur dot “Donbas Arenën” që nga viti 2014 për shkak të luftës, është në bisedime me Chelsean.
Duke qenë se “Blutë” nuk do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, stadiumi me kapacitet prej 40,000 vendesh duket se është zgjidhja ideale për nevojat e Shakhtarit.
Teilen: