• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Championsi kthehet me derbi, Arsenal – Atletico

21/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gara në Ligën e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës.

Të martën, janë nëntë ndeshjet e para të xhiros së tretë, kurse vëmendja do të jetë në stadiumin “Emirates” në Londër, ku nga ora 21:00 takohen Arsenali dhe Atletico Madridi.

Arsenali ka fituar dy ndeshjet e para, njëjtë si Bayerni, Real Madridi, PSG-ja, Interi e Qarabagu.

Skuadra e Mikel Artetas në xhiron e parë fitoi 2:0 në udhëtim tek Athletic Bilbao, ndërsa në të dytën fitoi po me 2:0 ndaj Olympiacosit.

Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madridi, në xhiron e parë humbi 3:2 nga Liverpooli, ndërsa në të dytën e “shkatërroi”, 5:1, skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt.

Arsenali është në moment të mirë edhe në Premier League, ku pas xhiros së tetë udhëheqë në tabelë me 19 pikë.

Të martën janë edhe disa ndeshje të tjera interesante, ku nga ora 18:45, Barcelona e pret Olympiacosin dhe llogarit në fitore tjetër derisa në termin të njëjtë zhvillohet ndeshja mes Kairat Almatyt dhe Pafosit qipriot.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germaini nuk pritet të ketë punë të lehtë ndaj Bayer Leverkusenit në Gjermani.

Fitore në udhëtim synojnë edhe dy skuadrat e mëdha italiane.

Kampioni i Italisë, Napoli, luan në Holandë ndaj PSV-së, ndërsa Interi luan në Belgjikë ndaj Royale Union.

Ndërkohë Manchester City i Pep Guardiolas është mysafir i Villarrealit në Spanjë.

Copenhagen – Dortmund dhe Newcastle United – Benfica janë ndeshjet tjera të së martës mbrëma.

Next Post

Championsi kthehet me derbi, Arsenal – Atletico

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.