Tuesday, 19. May 2026
Sport

Championsi nis me format të ri dhe me ndeshje derbi

GS 17/09/2024 2 Min. Lesezeit

Me përballjet Juventus – PSV Eindhoven dhe Young Boys – Aston Villa nis sezoni 2024/24 i Ligës së Kampionëve.

Formati i ri i garës elitare evropiane për klube ka ndryshuar shumë në krahasim me formatet e shkuara.

Tani, në Ligën e Kampionëve nuk ka më fazë së grupeve ku paraqiteshin 32 skuadra që ishin të shpërndara në tetë grupe.

Faza grupore tashmë është zëvendësuar me fazë të ligës, në të cilën paraqiten plot 36 skuadra

Secila skuadër i luan nga tetë ndeshje në fazën e ligës, me tetë kundërshtarë të ndryshëm, ku katër ndeshje i ka në shtëpi dhe katër në udhëtim.

Një xhiro do të zhvillohet përgjatë tri netëve, të martën, të mërkurën dhe të enjten.

Dy ndeshjet e xhiros së parë të fazës së ligës janë të martën prej orës 18:45. Juventusi vlerësohet favorit ndaj PSV-së, ndërsa Aston Villa do të sfidohet nga kampioni i Zvicrës, Young Boysi.

Ndërkohë, prej orës  21:00 janë katër ndeshje dhe të gjitha priten të jenë shumë interesante.

Real Madridi e nis mbrojtjen e trofeut në shtëpi kundër skuadrës së Stuttgartit, ndërsa sonte do të luhen edhe përballjet Milan – Liverpool, Bayern – Dinamo Zagreb dhe Sporting – Lille.

 

Teilen: