• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Championsi rikthehet me ndeshje interesante

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se një muaji pushim, rikthehet Liga e Kampionëve me përballjet e fazës së parë, të cilat do të zhvillohen sot dhe nesër.

Këto janë ndeshjet e parafundit të kësaj faze, e cila do të mbyllet më 29 janar kur edhe do të përcaktohet se cilat skuadra do të vazhdojnë tutje garat në Champions, e cilat do të eliminohen.

Sot, janë në program nëntë ndeshje që do të zhvillohen në dy orare por ato më interesantet do të luhen në mbrëmje.

Prej orës 21:00, janë shtatë ndeshje kurse vëmendja më e madhe do të jetë në tri prej tyre: Atletico Madrid – Bayer Leverkusen, Benfica – Barcelona dhe Liverpool – Lille.

Liverpooli është lider dhe ekipi i vetëm pa humbje pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ku i ka fituar të gjitha, ndërsa Lille ka pesë pikë më pak se anglezët dhe vetëm një humbje deri më tani në këtë garë.

Duelet tjera, që po ashtu, startojnë në orën 21:00, janë: Brugge – Juventus, Bologna – Borussia Dortmund, Slovan Bratislava – Stuttgart dhe Cërvena Zvezda – PSV Eindhoven.

Ndërkohë, prej orës 18:45 startojnë ndeshjet Monaco – Aston Villa dhe Atalanta – Sturm Graz.

Next Post

Analiza/ Karakter dhe forcë, vetëm Taremi stonon te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.