Wednesday, 29. April 2026
Sport

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid – Arsenal, është gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve që pritet të jetë interesante dhe me rivalitet të madh.

Të dy skuadrat vlerësojnë arritjen deri në këtë fazë dhe përballjen ndërmjet veti, por insistojnë se duan të prekin finalien e madhe, pra të avancojnë nga gjysmëfinalja.

Dueli ndërmjet Atleticos dhe Arsenalit, luhet sot në mbrëmje nga ora 21:00 në stadiumin “Ëanda Metropolitano” të Madridit.

Atletico këtë sezon nuk ka treguar formë të mirë në La Liga por në Champions është treguar skuadër e fortë pasi në çerekfinale eliminoi Barcelonën.

Në anën tjetër, Arsenali krahas rezultateve të mira në Ligën e Kampionëve, në Premier League po lufton për titullin e kampionit me Manchester Cityn.

Këto dy skuadra janë përballur këtë sezon edhe në fazën e ligës të Championsit, ku Arsenali ka triumfuar 4:0 në Londër përballë Atleticos.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, të luajtur të martën mbrëma në Paris, PSG-ja ka mposhtur Bayernin me rezultatin 5:4.

Teilen: