Friday, 20. March 2026
Sport

Chelsea afër Manuel Ugartes

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka avancuar në bisedime me Sporting Lisbonën, për transferimin e Manuel Ugartes.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të zgjidhen mes dy klubeve në mënyrë që të zyrtarizohet.

Chelsea është i kujdesshëm për marrëveshjen me Ugarten derisa të mbërrijë në fazën e dokumenteve pas sagës së Enzo me Benfikën në janar.

Ugarte këtë sezon ka zhvilluar 47 paraqitje me Sportingun në të gjitha garat.

Teilen: