Nicolas Jackson është futbollisti i fundit që ka nënshkruar kontratë afatgjate me Chelsean.
Ai tani së bashku me Cole Palmer kanë kontratë që i lidh me klubin edhe për nëntë vitet e ardhshme.
Me ndryshimin e pronësisë, Chelsea ka marrë iniciativë për kontrata afatgjate.
Përveç Jackson e Palmer që kanë kontrata deri në vitin 2033, kapiteni Enzo Fernandez ka një vit më pak.
Tani ka shkuar numri në 14 i futbollistëve që kanë kontrata afatgjate me Chelsean dhe londinezët duket se të ardhmen e kanë të garantuar.
Futbollistët e Chelseat të cilët kanë kontrata afatgjate:
Nicolas Jackson (2033)
Cole Palmer (2033)
Enzo Fernandez (2032)
Mykhailo Mudryk (2031)
Joao Felix (2031)
Pedro Neto (2031)
Moises Caicedo (2031)
Renato Veiga (2031)
Filip Jorgensen (2031)
Noni Madueke (2030)
Romeo Lavia (2030)
Malo Gusto (2030)
Benoit Badiashile (2030)
Robert Sanchez (2030)