• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea e fiton derbin e Londrës ndaj Tottenhamit

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea ka fituar ndaj Tottenhamit që kishte nëntë lojtarë në fushë për një pjesë bukur të madhe të derbit, që u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Premierligë.

Chelsea triumfuan 4-1 në udhëtim te kundërshtari lokal, duke fituar tri pikë të mëdha ndaj skuadrës që ishte deri më tani lider i ligës.

Spurs kaluan të parët në epërsi me golin e Dejan Kulusevskit (6’). Epërsinë e dyfishuan pas tetë minutave përmes Heung-min Son, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Chelsea pastaj shënoi dy gola përmes Raheem Sterling (21’) dhe Moises Caicedo (28’), por që u anuluan nga VAR-i. E para për shkak të lojës me dorë, kurse e dyta për shkak të pozitës jashtë loje.

Në vazhdim vendasit mbetën me një futbollist më pak, pasi Cristian Romero (33’) u përjashtua direkt karton me të kuq, që i ndihmoi kundërshtarëve të barazojnë rezultatin me golin e Cole Palmer (35’) nga penalltia.

Tottenhami goditjen e radhës e mori në pjesën e dytë, kur Destiny Udogie (55’), u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

“Blutë” e shfrytëzuan epërsinë numerike, me Nicolas Jackson (75’) që shënoi për epërsinë e parë në ndeshje.

Gjithsesi, Tottenhami ia doli të barazojë rezultatin pas katër minutave me golin e Eric Dier, por që edhe ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Jackson (90+4’, 90+7’) e vulosi fitoren në fund, duke shënuar edhe dy gola tjerë për të kompletuar het-trikun e tij.

Chelsea pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e dhjetë në tabelë.

Tottenham Hotspur, që ka humbur pozitën e liderit, është në pozitën e dytë me 26 pikë.

Next Post

Jackson nderon “blutë” me “tripletë”, Chelsea mund kryesuesit e “plagosur” në “Tottenham Stadium”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.