Java e 8-të e Premier Ligës angleze u hap me një fitore të Çelsit 3-0 në transfertë përballë Nottingham Forest.
Ekipi, i trajnuar nga Enzo Maresca (i pezulluar në këtë takim) fitoi 3-0 në “City Ground”, me Acheampong që hapi serinë e golave në minutën e 49-të, Pedro Neto që dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të, dhe James që vulosi fitoren në minutën e 84-të.
“Blutë” vazhduan kështu serinë e tyre pozitive, ndërsa humbja e radhës (gjashtë humbje dhe dy barazime në tetë ndeshje) i kushtoi trajnerit Ange Postecoglou vendin e punës, sepse tekniku u shkarkua menjëherë pas ndeshjes.


