Saturday, 28. November 2026
Sport

Chelsea harron si fitohet, Nottingham Forest e fundos edhe më shumë

GS 28/11/2026 2 Min. Lesezeit

Chelsea ka pësuar një tjetër goditje në Premierligë, duke u mposhtur 3-2 nga Nottingham Forest në ndeshjen e zhvilluar në “City Ground”, në kuadër të xhiros së 12-të.

Skuadra londineze vazhdon të zhgënjejë, ndërsa mbrojtja e saj edhe një herë u shndërrua në pikën më të dobët të ekipit, transmeton lajmi.net.

Nottingham Forest kaloi në epërsi që në minutën e pestë me Igor Jesus, ndërsa Morgan Gibbs-White e dyfishoi epërsinë nga penalltia në minutën e 51-të.

Chelsea reagoi përmes Emanuel Emegha, i cili shënoi në minutën e 54-të, por Gibbs-White realizoi sërish në minutën e 72-të, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Emegha shënoi golin e dytë personal në minutën e 89-të, por ishte tepër vonë për londinezët, të cilët nuk arritën të shmangin humbjen.

Me këtë humbje, Chelsea regjistron disfatën e tretë radhazi dhe të katërtën në pesë ndeshjet e fundit, duke mbetur në vendin e tetë në tabelën e Premierligës.

Trajneri Xabi Alonso tashmë po përballet me presion të shtuar, ndërsa problemet në mbrojtje dhe mungesa e vetëbesimit po vazhdojnë ta përcjellin skuadrën londineze./lajmi.net/

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: