Wednesday, 29. April 2026
Sport

Chelsea i prinë garës për Fisnik Asllanin

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea po shihet ekipi favorit për të siguruar shërbimet e Fisnik Asllanit, përpara skuadrave tjera që gjithashtu janë në garë për sulmuesin e Kosovës.

Bëhet e ditur se Chelsea po i prinë kësaj gare, duke lënë pas vetes Barcelonën, Tottenhamin, Aston Villan e Borussia Dortmundit.

Ekipi nga Premier League ka njoftuar Hoffenheimin se është gati të paguajë deri në 35 milionë euro për kartonin e Asllanit, i cili në verë pritet të largohet nga skuadra gjermane.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me Hoffenheimin, por edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh që lejon largimin e Asllanit.

Asllani këtë sezon ka shpërthyer te Hoffenheimi, ku në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Teilen: