Thursday, 9. April 2026
Sport

Chelsea kërkon 30 milionë euro për Brojën

GS 09/04/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat në afatin kalimtar të verës.

Bëhet e ditur se Chelsea tashmë e ka nxjerr në shitje Brojën, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për edicionin e ri.

Broja, aktualisht është i huazuar te Fulhami deri në verë kurse Chelsea për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro.

Ky çmim është dukshëm më i ulët, duke pasur parasysh se Chelsea për ta lënë të lirë Brojën kërkonte të paktën 60 milionë euro.

Chelsea është në pritje të ofertave për 22-vjeçarin, i cili ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2028. Në 18 paraqitje në Premier League këtë edicion, Broja ka 1 gol të shënuar dhe 1 asistim.

Teilen: