Friday, 1. May 2026
Sport

Chelsea-Manchester City rishkruan historinë e Kupës FA, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në 154 vjet

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në historinë 154-vjeçare të Kupës FA në Angli, një gjyqtar ndeshjeje me ngjyrë do të dalë në fushë për finalen e garës më të vjetër në botë, ai është Akil Howson.

Që nga edicioni i parë në vitin 1871, finalja e Kupës FA ka qenë skena për kampionët më të mëdhenj të Anglisë, por për më shumë se një shekull e gjysmë, profesionit të gjyqtarit i ka munguar diversiteti etnik në finalen e tij.

Emërimi i Howson zyrtarisht i jep fund kësaj tabuje, pasi ai do të arbitrojë si (asistent) finalen midis Chelsea-t dhe Manchester City-t në Wembley më 16 maj për herë të parë.

Teilen: