• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea me ultimatum ndaj Interit dhe Lukakut

12/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea i ka thënë Romelu Lukakut që të mos mbërrijë në stërvitjet parasezonale ndërkohë që negociatat me Interin janë duke vazhduar, por sipas raportimeve në Itali, ‘Nerazzurrët’ kanë pesë ditë kohë për të finalizuar marrëveshjen.

Reprezentuesi belg po shtyn të kthehet në ‘Stadio Meazza’ dhe nuk do të rifillojë stërvitjet me Chelsean sot, e mërkurë.

Të gjitha gazetat sportive italiane konfirmojnë se Lukaku nuk do të paraqitet në Cobham deri të hënën kur ‘Blutë’ do të nisen për turneun parasezonal në SHBA.

‘Il Corriere dello Sport’ dhe ‘Tuttosport’ shtojnë se Chelsea i ka dhënë pesë ditë kohë Interit për të finalizuar marrëveshjen, përcjellë lajmi.net.

Kjo do të thotë se Lukaku mund t’i bashkohet Chelseat për turneun parasezonal në SHBA javën e ardhshme ose të qëndrojë në Cobham për t’u stërvitur.

Sulmuesi belg u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar dhe shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/

  


Next Post

Chelsea ofron Lukakun te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.