• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Chelsea mposht kampionin e ri anglez

04/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistët e Chelsea kanë shënuar fitore të rëndësishme në luftën për të siguruar pozitën në tabelë që dërgon në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtar i radhës i “të kaltërve” në Londër nuk ishte askush tjetër përveç Liverpool, i cili ka siguruar titullin e njëzet në kampionatin anglez, tri xhiro para përfundimit të garave.

Skuadra vendëse me tri pikët e reja renditet e pesta (63 pikë) në Premier Ligë, e cila pozitë siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por në të cilin vend luftojnë edhe Nottingham Forest, në vendin e gjashtë (60) dhe një ndeshje më pak, si dhe Aston Villa e shtata (60), kështu që gara mbetet e ashpër deri në fund.

Enzo Fernandez solli Chelsea në epërsi qysh në minutën e tretë pas asistimit të Pedro Neto, ndërsa dyfishimin e shifrave ekipit nga Stamford Bridge ia siguroi Jarell Quansah me një autogol të shënuar në minutën e 56-të.

Skuadra e re kampione golin e vetëm e shënoi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes përmes Virgil Van Dijk, pas asistimit të Alexis Mac Allister.

Chelsea epilogun prej 3:1 e vulosi me golin e Cole Palmer nga pika e bardhë në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Kjo ishte vetëm humbja e tretë e Liverpool në këtë edicion të garave.

Next Post

VIDEO/ Gol magjik nga Rashica, ish-sulmuesi i Skënderbeut i lë të gjithë gojëhapur në Ukrainë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.