Saturday, 31. October 2026
Sport

Chelsea mposht Manchester Unitedin, fiton në “Stamford Bridge”

GS 31/10/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka shënuar fitore 2-0 ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të javës së nëntë të Premierligës angleze.

Në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Stamford Bridge”, londinezët arritën të siguronin tri pikët falë golave të shënuar në pjesën e dytë, transmeton lajmi.net.

Morgan Rogers zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Cole Palmer vulosi fitoren në minutën e 64-t, duke realizuar nga penalltia.

Manchester United e pati edhe më të vështirë pas përjashtimit të Lisandro Martinezit, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Wesley Fofanas.

Me këtë fitore, Chelsea arkëton tri pikë të rëndësishme në garën për pozitat e kreut, ndërsa Manchester United vazhdon të kalojë në një periudhë të vështirë të rezultateve./lajmi.net/

Teilen: