Monday, 10. August 2026
Sport

Chelsea nënshkruan me portierin Mike Penders

GS 27/08/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Mike Penders nga KRC Genk.

Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime këtë verë dhe kësaj radhe kanë ‘goditur’ me një portier të ri.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Penders, i cili ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare me Chelsean, por do t’i bashkohet klubit në verën e ardhshme pasi është lënë huazim këtë sezon.

“Klubi i futbollit Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me portierin Mike Penders nga KRC Genk”.

“Penders, një reprezentues i Belgjikës U-19, do t’i bashkohet Chelseat nga vera e ardhshme pasi ka rënë dakord për një kontratë me klubin deri në vitin 2032”, thuhet në njoftim.

Transferimi i portieri belg thuhet se do t’i kushtojë Chelseat plotë 20 milionë euro.

Teilen: