• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea nuk e lëshon Brojën, Milani gjen alternativën

17/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Milani po e eksploron disponueshmërinë e Moise Kean të Juventusit edhe pse Armando Broja i Chelseat mbetet objektivi kryesor për kuqezinjtë.

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pavarësisht nënshkrimit të Noah Okafor dhe rikthimit të Lorenzo Colombo.

  

Sipas “Sky Sport Italia”, gjigantët e Serie A kanë nevojë për dikë me më shumë përvojë ndërkombëtare se sulmuesi 21-vjeçar italian dhe për këtë arsye kanë telefonuar Juventusin për të marrë informacione rreth Kean.

Gazeta “Tuttosport” konfirmon se kuqezinjtë kanë thirrur rivalët e tyre në Serie A për të zbuluar disponueshmërinë e ish-sulmuesit të Evertonit dhe PSG-së, përcjellë KosovaPress.

Kean është i hapur për t’u bashkuar me Milanin, por kuqezinjtë i kanë vendosur gjithashtu Hugo Ekitiké të PSG-së dhe Armando Brojën e Chelseat, të cilët mbeten objektivat kryesor të kuqezinjve për të forcuar sulmin e tyre.

  

  


Next Post

Mesfushori i Napolit refuzon Arabinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.