Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te zhvillimet në çështjen Lookman, klubi zikaltër është përballur me një sulm të papritur nga Chelsea në merkato.
Sipas edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, “blutë” kanë trokitur në derën e klubit italian për të paraqitur një valixhe me 50 milionë euro për të blerë Alessandro Bastonin.
Përgjigja e Interit? Negative. Megjithatë, kjo nuk ishte oferta e vetme që Interi mori për një nga lojtarët e tyre më të mirë. Newcastle gjithashtu iu afrua zikaltërve për Davide Fratesin: një përpjekje e parë e dështuar, por kjo nuk do të thotë që “qymyrxhinjtë” nuk do të duan të provojnë përsëri.