Edhe pse Armando Broja po stërvitet prej ditësh me grupin e Chelsea, acarimi në gju e ka lënë për gati një muaj jashtë.
Të hënën “Blutë” e Londrës do të kenë një përballje të vështirë ndaj Tottenhamit kryesueses të Premier League.
Pyetje që i bëhet çdo javë teknikut të Chelsea nga gazetarët është: A do të luajë Broja?
Këtë herë Pochettino edhe pse nuk ka dhënë siguri, ka dhënë shpresa, duke u shprehur se ai tani ka nisur të stërvitet normalisht dhe mund të përfshihet në skuadër.
“Tani duhet ta vlerësojmë për të parë nëse është gati të luajë nga minuta parë të hënën. Ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol. Ai po stërvitet sot dhe shpresoj se mund të përfshihet,” deklaroi trajneri i Chelseat./abcnews.al