Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League, pas tri javësh. “Blutë” e Xabi Alonso fituan 5-1 ndaj Bournemouth në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e gjashtë.
Në minutën e 1-rë, që ishte edhe aksioni i parë i Chelsea-s drejt portës kundërshtare, ishte Jordan Henerson që gjeti golin e parë me fanellën e Chelsea-s, pas një asisti të Cole Palmer.
Mesfushori 36-vjeçar shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e tretë, Chelsea gjen golin e dytë me transferimin tjetër të verës, Morgan Rogers, i cili shënoi me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Jordan Henderson. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Chelsea-n, pjesa e dytë ishte akoma edhe më e bukur.
“Blutë” e nisin vrullshëm pjesën e dytë duke gjetur golin e tretë me Joao Pedro në minutën e 46-të, pas asistit të Pedro Neto. Në minutën e 51-të, Evanilson shënon golin e vetëm për miqtë, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e dënimit.
Në minutën e 67-të, Joao Pedro shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Chelsea-n, pas asistit të Pep Chavarria, këtë herë. Në minutën e 70-të, Jordan Henderson shënon golin e dytë personal, pasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Rezultati final 5-1 për Chelsea-n.
Në ndeshjet e tjera, Aston Villa barazoi 2-2 ndaj Brentford. Ipswich fitoi 2-1 ndaj Fulham në shtëpi, Sunderland u mposht 0-2 nga Brighton.