• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea shkel Djurgardenin dhe prek finalen e Conference League, Betisi mposht Fiorentinën

01/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea ka vazhduar me hapa të sigurt drejt finales së Ligës së Konferencës që do të luhet më 28 maj në Wroclaw të Polonisë. Chelsea e mposhti 4:1 në udhëtim të enjten mbrëma skuadrën suedez, Djurgarden, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

“Blutë” nuk e rrezikuan për asnjë moment fitoren dhe krijuan epërsi 4:0.

Në pjesën e parë, përkatësisht në minutat 13 dhe 43, realizuan Jadon Sancho dhe Noni Madueke.

Nicolas Jackson më pas i realizoi dy golat e fundit në minutën e 59-të dhe të 65-të.

Isak Alemayehu Mulugeta e shënoi golin e vetëm për skuadrën suedeze në minutën e 68-të, vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Ndeshja kthyese luhet në “Stamford Bridge” pas një jave.

Në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Konferencës, Betisi e mposhti Fiorentinën, 2:1.

Abde Ezzalzouli në minutën e gjashtë realizoi për 1:0, ndërsa supergol shënoi Antony, në minutën e 64-t.

Luca Ranieri i Fiorentinës me golin e minutës së 73-të, i dha shpresë skuadrës italiane për avancim në finale të kësaj gare.

Next Post

Cristiano Ronaldo dhe ‘thatësira’ më e gjatë e karrierës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.