Saturday, 11. April 2026
Sport

Chelsea shpreson të mbledhë mbi 500 milionë euro, pas shpenzimeve marramendëse

GS 02/10/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea po kërkon të mbledhë më shumë se 500 milionë euro nga institucionet financiare amerikane.

Skuadra angleze kërkon të marr një huazim – diçka që klubet e tjera të Premier League kanë bërë vitet e fundit.

  

Sipas, The Sun, kjo vejnë pas shpenzimeve të mëdha nga pronari, Todd Boehly.

Amerikani ka shpenzuar një miliardë funte në tre dritaret e fundit të transferimeve.

Megjithatë, niveli i lartë i shpenzimeve nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar Chelsean në fushë.

Menaxherët Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Frank Lampard u larguan në rrethana të vështira sezonin e kaluar.

Derisa, Mauricio Pochettino ka marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e para të Premier Leagues./Lajmi.net/

  

  


Teilen: