Chelsea po planifikon të forcojë projektin e drejtuar nga Enzo Maresca dhe një nga prioritetet është përforcimi i mbrojtjes. Klubi londinez po shqyrton seriozisht transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Gleison Bremer.
Bremer, 28 vjeç, është një nga shtyllat kryesore të Juventusit dhe performancat e tij në Serie A kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League. Përveç Chelsea, braziliani ndiqet nga Liverpool dhe Manchester United, duke krijuar një garë të fortë për nënshkrimin e tij.
Sipas raporteve, Juventusi nuk do të pranojë ta largojë Bremer-in pa marrë së paku 75 milionë euro, një shifër që reflekton rëndësinë e tij për repartin e mbrojtjes. Presioni nga klubet angleze e bën situatën shumë konkurruese dhe e mundshme që transferimi të realizohet ose në janar, ose gjatë verës së ardhshme.
Bremer shihet si zgjidhja për të stabilizuar mbrojtjen e Chelsea-t, e cila ka qenë e kontestuar këtë sezon, dhe ardhja e tij do t’i jepte Maresca-s një opsion të sigurt dhe me eksperiencë për repartin difensiv.