Chelsea duket se po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale, pasi humbi Robert Sanchez për shkak të lëndimit.
Portieri i parë në “Stamford Bridge”, Robert Sanchez, ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju.
Kjo i ka detyruar “Blutë” të shikojnë opsione të tjera dhe ata po mendojnë të rrisin interesin e tyre për Ramsdale, sipas talkSPORT.
Ramsdale pritet të largohet nga Arsenali pasi ka humbur pozicionin e tij në 11-shen startues, me David Raya që ka qenë porteri i parë.
Mauricio Pochettino po i kërkon bordit të tij të nënshkruajë lojtarë të cilët kanë përvojë të mëparshme në Premier League pas një periudhe sfiduese dhe kështu Ramsdale është bërë një nga prioritetet kryesore të klubit. /Lajmi.net/