• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

13/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra nga Premier League, Chelsea është fitues i edicionit të parë të Botërorit të klubeve, turne që është mbajtur në SHBA.

Londinezët në finalen e luajtur të dielën mbrëma në “MetLife Stadium” të New Jerseyt, kanë mposhtur bindshëm skuadrën e Paris Saint-Germainit.

Chelsea triumfoi me rezultatin 3:0 dhe të tre golat i shënoi në pjesën e parë, duke i dhënë fund çështjes së fituesit pas vetëm 45 minutave lojë.

Cole Palmer ishte hero i këtij takimi, pasi shënoi dy gola dhe asistoi në golin e tretë të realizuar nga Joao Pedro.

Palmer e zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi tetë minuta më vonë për të konfirmuar formën fantastike të Chelseat.

Golin e tretë dhe që vulosi fitoren, Pedro e realizoi në minutën e 42-të pas asistimit të Palmerit.

Chelsea tregoi lojë më të mirë dhe dominoi në tërësi ndaj PSG-së, sidomos në pjesën e parë dhe fitoi me meritë të plotë.

Duhet theksuar se PSG-ja, ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi në minutën e 86-të, Joao Neves u përjashtua direkt me karton të kuq.

Me këtë sukses në Botërorin e klubeve, Chelsea ka paralajmëruar se do të jetë kandidat serioz për titullin e kampionit në Premier League për sezonin 2025/26.

Titulli i Kupës së Botës për klube, te Chelsea vjen pas triumfit në Ligën e Konferencës.

Next Post

Chelsea i jep leksion PSG-së dhe fiton Botërorin e Klubeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.