CHelsea vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar tëverës, me “Blutë” që kanë arritur të kryejnë një tjetër transferim.
Bëhet fjalë për mesfushorin e qendrës Romeo Lavia.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi blu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Belgu ka nënshkruar një kontratë 7 vjeçare dhe sipas mediave britanike, marrëveshja u mbyll për 67 milionë euro.
“I lumtur për transferimin tek Çelsi dhe që jam pjesë e këtij projekti emocionues.
Është një klub i madh me një histori të lavdishme.
Mezi pres të filloj”, u shpreh futbollisti.
Së fundmi 19-vjeçari ka qenë pjesë e Sauthemptonit.