• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

04/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar transferimin e sulmuesit të talentuar anglez, Liam Delap, nga Ipswich Town për një shifër prej 33 milionë eurove.

Lajmi u konfirmua nga klubi, duke i dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit rreth të ardhmes së 22-vjeçarit.

Delap, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2031, u bashkua me klubin londinez pas aktivizimit të klauzolës së lirimit në kontratën e tij me Ipswich Town, ekip i cili ka rënë nga Liga Premier në sezonin e fundit.

I riu anglez, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U21 të Anglisë me 12 paraqitje, zgjodhi Chelsean pavarësisht interesimit nga më shumë se gjashtë klube të tjera gjatë merkatos së verës. Në një deklaratë për mediat e Chelseat, Delap u shpreh i emocionuar për hapin e ri në karrierën e tij: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur fola me klubin, të gjithë më thanë se qëllimi është të kthehemi në majën e futbollit, dhe unë besoj se ky ekip ka cilësinë dhe lojtarët për ta bërë këtë. Dua të fitoj trofe dhe të kontribuoj për suksesin e Chelseat”.

“Liam Delap, i biri i ish-mesfushorit të Stoke dhe Southampton, Rory Delap, ka impresionuar gjatë karrierës së tij të hershme. Ai ka kaluar nëpër akademitë e Derby County dhe Manchester City, ku debutoi në ekipin e parë në vitin 2020, duke shënuar në Kupën EFL kundër Bournemouth”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Next Post

Deschamps: Dembele e meriton 100 për qind

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.