Mundësi shqiptar Chermen Valiev ka arritur një sukses të madh, duke u kualifikuar në finalen e kampionatit botëror në peshën deri 74 kg. Pas një ndeshjeje dramatike në çerekfinale dhe një gjysmëfinale të shkëlqyer, ai tashmë do të luftojë për medaljen e artë.
Çerekfinale epike ndaj amerikanit Carr
Valiev përballë amerikanit David Carr e nisi me vështirësi, duke u gjendur në disavantazh 5-1. Në periodën e dytë, Carr ishte pranë një shënimi tjetër, por mundësi shqiptar reagoi në mënyrë të pabesueshme: ai përmbysi situatën me një një 2-pikësh dhe më pas arriti një 2-pikësh tjetër që e nxori përpara vetëm 46 sekonda para fundit.
Në momentet vendimtare, Carr u hodh në sulm, por Valiev shfrytëzoi hapësirat dhe mori edhe një pikë tjetër me “stepout”, duke e mbyllur duelin 7-5 dhe duke siguruar fitoren.
Finalja dhe sfida për titull
Në gjysmëfinale, Valiev mundi kampionin e madh rus, Zaurbek Sidakov, duke prerë biletën për në finale. Tani ai do të përballet me fituesin e sfidës mes Kota Takahashit (Japoni) dhe Taimuraz Salkazanovit (Sllovaki).
Ky është një moment historik për mundësinë shqiptar, i cili tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë dhe synon të kurorëzohet kampion bote në kategorinë 74 kg.