Selektori i kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, ka zbuluar se Federico Chiesa ka refuzuar sërish ftesën për t’u bashkuar me “Azzurrët”.
“Më duhet të respektoj atë që më thonë lojtarët e mi,” deklaroi Gattuso në konferencën për shtyp të mbajtur sot.
Anësori i Liverpoolit ka vendosur të mos luajë për Italinë gjatë këtij pushimi ndërkombëtar dhe vendimi i tij është konfirmuar nga trajneri italian.
“Shpesh flas me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që secili prej nesh mund të ketë. E dimë mirë se çfarë i themi njëri-tjetrit, dhe unë duhet të respektoj atë që më thonë lojtarët e mi. Nuk mund të them më shumë,” shtoi Gattuso.
Sipas Football Italia, gazetarët kërkuan të sqarojnë nëse ishte Chiesa ai që refuzoi ftesën apo trajneri që vendosi ta linte jashtë. Me përgjigjen e tij, Gattuso bëri të qartë se kjo nuk ishte hera e parë që lojtari shmang kombëtaren.
“Po, është hera e katërt ose e pestë që po e shpjegoj këtë,” u përgjigj trajneri i Italisë.
Federico Chiesa nuk ka luajtur për kombëtaren italiane që prej Kampionat Evropian 2024, ndërsa sezonin e kaluar u përball me disa lëndime.
Megjithatë, ai ka nisur mirë sezonin aktual me Liverpoolin, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.
Edhe pse nuk është një titullar i rregullt, tifozët e Liverpoolit e kanë votuar Chiesën si Lojtarin më të Mirë të Muajit Shtator. /ATVLIVE.TV



