Sunday, 29. March 2026
Sport

Chivu rreh gjoksin: Fitore krenarie ndaj Pisa, është faji im për portierin Sommer

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Frika gjatë ndeshjes me Pisa kaloi brenda pak minutash për trajnerin e Inter, Cristian Chivu. Pas dopietës së Moreo, zikaltrit përmbysën gjithçka me golat e Zielinski, Lautaro, Pio Esposito, Dimarco, Bonny dhe Mkhitaryan.

Trajneri rumun i Inter foli për Dazn pas ndeshjes, duke prekur të gjitha temat, që nga ndërrimi Dimarco-Luiz Henrique në pjesën e parë. “Mendova se një ndeshje zgjat 100 minuta dhe mund të përmbyset. Qasja nuk ishte keq, patëm një rinisje pasi i bëmë golat vetë. Është faji im, kam disa kërkesa që e vënë në vështirësi Yann (Sommer).

Pastaj doli në pah krenaria, skuadra tregoi kualitet dhe intensitet, duke e përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. Kanë shumë rëndësi sjellja në fushë dhe përgatitja mentale. Edhe nëse ndodh diçka, duhet të jesh gati të reagosh. Bëmë mirë, pavarësisht vështirësive. Djemtë po tregojnë se duan të bëjnë një sezon kompetitiv”, – theksoi mes të tjerash trajneri Chivu.

Teilen: