Monday, 13. April 2026
Futboll

Chivu shkon +9 pikë, thumbon Allegrin dhe Conten: I lumtur që iu afrova objektivit Champions…

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

Cristian Chivu nuk e fsheh emocionin për përmbysjen e madhe në Como dhe thellimin e distancës nga ndjekësit të Interit të tij, duke lëshuar edhe një batutë ndaj trajnerëve të Milanit dhe Napolit, kur pyetet nëse kjo fitore vlen për titullin: “Bëj si kolegët e mi, mund të them se jam i lumtur që iu afrova një vendi në Champions-in e ardhshëm”.

© Getty Images

Duke u kthyer te ndeshja, ai shtoi: “Nuk ishte e lehtë, e dinim. Përballeshim me një skuadër që lufton për diçka të rëndësishme dhe e tregoi në pjesën e parë. Shkuam në disavantazh të 2 golave, por gjetëm një gol të rëndësishëm që na dha besim dhe ndryshuam qëndrim në pjesën e dytë. Treguam karakter dhe në fund ia dolëm”.

© Getty Images

Chivu theksoi edhe rëndësinë e goditjeve standarde: “U stërvitëm vetëm për to. Kemi goditës të mirë dhe duhet të punojmë në detaje. Është fitore pjekurie. Në 7 javët e fundit duhet të rrisim ambiciet dhe të reagojmë si skuadër konkuruese”.

Duhen edhe 10 pikë… Kalendar i favorshëm, rruga e Interit drejt titullit tani është “dishezë”

Një pjesë e dytë e çmendur… Inter bën përmbysjen e madhe ndaj Como dhe shkon i sigurt drejt titullit (video)

Teilen: