• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Choulet nis përgatitjet me basketbollistët e Kosovës

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollistët e Kombëtares së Kosovës, kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet parakualifikuese të Botërorit 2027, që do t’i luajnë këtë muaj.

FBK-ja, të mërkurën ka njoftuar se “Dardanët” kanë filluar misionin nën udhëheqjen e selektorit të ri, Jean-Denys Choulet.

Stërvitja e parë është mbajtur të martën mbrëma për të vazhduar me dy stërvitje të mërkurën, të cilat po ashtu mbahen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Të mërkurën paradite, ekipit i janë bashkuar edhe basketbollistët e Trepçës: Dardan Kapiti, Mikaile Tmushiq e Erjon Kastrati.

“Gjithashtu përgatitjeve do t’i bashkohet Dominic Artis, i cili do të jetë një armë shumë e fortë për Kosovën për dy ndeshjet si mysafirë”, ka shkruar federata në njoftimin e saj.

“Dardanët” në këtë muaj do të zhvillojnë dy ndeshje në udhëtim në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027, ku më datën 21 do të përballen me Zvicrën kurse tri ditë më vonë do të luajnë kundër Irlandës.

Kosova ka një fitore dhe një humbje deri më tani, ndërsa sfidat e fundit do ti ketë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presin Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Francezi Choulet të hënën është prezantuar në krye të Kosovës dhe me FBK-në ka firmosur kontratë trevjeçare, duke e zëvendësuar në këtë post Rami Hadarin.

Në fund të muajit të shkuar, Choulet publikoi listën e zgjeruar prej 19 basketbollistëve, e cila do të reduktohet në 12 lojtarë më 20 nëntor kur edhe “Dardanët” do të marrin rrugën drejt Zvicrës.

Next Post

E konfirmon drejtori sportiv i Barcelonës, katalanasit rinovojnë me dy yjet e skuadrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.