Tuesday, 24. March 2026
Sport

Choupo-Moting në “radarin” e Interit

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Interi dëshiron të vazhdojë të forcojë vijën e tij sulmuese pas marrëveshjes së afërt me Marko Arnautovic.

Nerazzurrët, sipas Footmercato, kanë në “radarin” e tyre edhe sulmuesine Bayern Munich, Eric Maxim Choupo-Moting.

Siç thuhet në botim, skuadra e Simone Inzaghit duket se po i bën një propozim kampionit gjerman për ta bërë sulmuesin me përvojë, i cili sezonin e kaluar shënoi 17 gola në 30 ndeshje.

Madje, i njëjti publikim thotë se Interi ka në listën e tij edhe Mehdi Taremin e Portos, për të cilin flitet se ka paraqitur ofertën më të lartë.

Teilen: