• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Christian Eriksen tregon dy problemet kryesore të Manchester United pas fillimit të tmerrshëm të sezonit

10/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Christian Eriksen ka vënë në dukje dy probleme kryesore që sipas tij po e mundojnë Manchester United këtë sezon.

United ka pasur një start të dobët të sezonit duke u pozicionuar në vendin e dhjetë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier.

Ata ende nuk kanë marrë pikë në Ligën e Kampionëve duke humbur dy ndeshjet e para ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray.

Scott McTominay u bë ‘hero’ i tyre në fundjavë me dy golat e tij në minutat e fundit për të mposhtur Brentfordin 2-1.

United do të shpresojë të vazhdojë me fitore kur të kthehen nga pushimi me kombëtare kundër Sheffield United më 21 tetor.

Eriksen beson se rekordi i lëndimeve të United është një nga shkaqet e startit të dobët të klubit dhe tjetra është se ata kanë pranuar shumë gola.

I pyetur për startin e sezonit me United, ai deklaroi: “Mendoj se duhet ta pyesni trajnerin se çfarë mendon. Ne jemi goditur rëndë nga lëndimet në mbrojtje. Thjesht kemi pranuar shumë gola”.

“Jam sëmurë pak javën e kaluar, por tani jam mirë. Nuk kam asgjë. Trupi im ndihet mirë dhe sigurisht që dua të luaj çdo ndeshje, por nëse i keni parë vetë ndeshjet e fundit, mund të shihni se Ten Hag luan me lojtar pak më të ndryshëm se unë”, shtoi Eriksen.

Danezi padyshim që do mundohet t’i shfrytëzojë në maksimum minutat që merr me Danimarkën, në mënyrë që të kthehet në “Old Trafford” në formë optimale dhe ta bind trajnerin që t’ia besoj pozitën e startuesit.

Next Post

Te “galaktikët” janë shpresëplotë, Mbappe zbarkon në “Bernabeu” në verën e vitit 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.