Dita e Chukwueze ka mbërritur më në fund për Milanin, me sulmuesin nigerian që në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhin me kuqezinjtë për pesë vitet e ardhshme.
Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe marrjes së të drejtës sportive të mërkurën, sot do të jetë ajo e dedikuar për nënshkrimin dhe zyrtarizimin e lojtarit që vjen përgjithmonë nga Villarreali dhe që do të jetë i lidhur me klubin milanez deri në vitin 2028.
“Jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e tij të para për kuqezinjtë teksa u largua nga hoteli ku qëndroi gjatë natës duke pritur për të nënshkruar.
Një Chukwueze i lumtur që u mirëprit të mërkurën nga tifozët me brohorima pas vizitave, me 24-vjeçarin që u ndal për të bërë foto dhe për të dhënë autografe për të pranishmit.
Nigerian, që dyshja Furlani-Moncada e bleu nga skuadra spanjolle Villarreal për një shumë afër 28 milionë euro, përfshirë bonuset, do të stërvitet vetëm në Milanello në pritje të rikthimit të shokëve të tij nga turneu në SHBA.