• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cikalleshi i papërmbajtshëm

06/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sokol CIkalleshi është bërë protagonts absolut i ndeshjes së Ligës së Kampioneve 2 në Azi, duke shënuar gola të njëpasnjëshëm përballë Ravshan të Taxhikistanit me fanellën e iranianëve të Traktor.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare la shenjë që në startin e ndeshjes, teksa në minutën e 4-t, pas një devijimi të tij, erdhi një aurogol i Nazarov që i dha avantazhin Traktor.

Në minutën e 14-të, Cikalleshi gjeti vetë rrjetën pasi iu shmang pozicionit jashtë loje, duke kaluar topin mbi portierin.

Më pas, e kishte radhën të shënonte edhe me penallti me “Panenka” vetëm 9 minuta më vonë për të trefishuar shifrat.

Në minutën e 27, erdhi edhe goli i tretë personal i CIkalleshit, me një goditje në ecje e sipër pas një krosimi nga e djathta.

Këta ishin golat e parë të Cikalleshit me fanellën e Traktor, të cilit iu bashkua gjatë verës, duke i dhënë lamtumirën kampionatit turk.

Next Post

Dy dekada pa u takuar në Champions, zbuloni statistikat më interesante të duelit Inter-Arsenal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.