Thursday, 29. January 2026
Sport

Cikalleshi rikthen Konyasporin te fitorja

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka qenë vendimtar në fitoren e Konyasporit ndaj Kayserispor.

Konyaspori fitoi me rezultat të pastër 2:0 dhe të dyja golat u shënuan nga sulmuesi shqiptar, shkruan lajmi.net.

Cikalleshi realizoi dytë herë nga pika e bardhë për ta rikthyer te fitorja skuadrën e tij.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 50-të, derisa goli i dytë erdhi 13-të minuta më vonë.

33-vjeçari u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes me një vlerësim prej 8.0.

Konyaspori renditet në vendin e 15-të me 18-të pikë, kurse mysafirët janë në vendin e katërt.

Cikalleshi këtë sezon në Superligën turke ka shënuar tetë gola dhe dy asistime në 15 ndeshje që ka zhvilluar. /Lajmi.net/

 

Teilen: