Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë me fanellën e Adanaspor, skuadër tek e cila u transferua gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi kavajas ka shënuar golin e parë në fitoren 2-1 përballë Manisa FK. Cikalleshi ka fituar një penallti, të cilën e ka goditur vetë, duke zhbllokuar sfidën.
Ky ishte goli i parë në kampionat për Cikalleshin në 4 sfida që ka luajtur në Ligën e Parë turke me fanellën e Adanasporit.