Monday, 6. April 2026
Sport

Çiklizëm/ Pogaçar dhe Evenepoel rrezikojnë të gjobiten, kaluan me semafor të kuq

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Dy çiklistët elitarë janë mes atyre që po hetohen nga autoritet belge për kalimin e një kryqëzimi, edhe pse ishte ndezur semafori i kuq, që sinjalizonte ardhjen e një treni.

“Përgjegjësit do të identifikohen dhe do të bëhet një raport”, – ka deklaruar Prokuroria e Fiandre. Në deklaratë shtohet se fituesi i garës Pogaçar dhe belgu Evenepoel, i cili doli i treti, janë mes rreth 20 çiklistëve të përfshirë në ngjarje.

Më shumë se 200 kilometra nga finishi, kalimi i një treni sinjalizohej nga një semafor i kuq dhe paralajmëronte çiklistët të ndalonin, por një pjesë e tyre i kaluan shinat. Pjesa tjetër u ndal nga ulja e traut.

Grupi i çiklistëve u bashkua më pas, pas ndërhyrjes së drejtuesve të garës për uljen e shpejtësisë nga ata që kishin kaluar shinat para kohe. Në kuadrin sportiv, injorimi i semaforëve është i ndëshkueshëm me dënime që shkojnë deri te skualifikimi.

Në konferencë shtypi, Tadej Pogaçar e justifikoi veprimin e tij dhe të çiklistëve të tjerë me faktin se ishin befasuar në atë moment. “Papritur tre djem dolën në rrugë dhe na thanë të ndalonim. Po si mund të ndalosh për një sekondë? Duhej ta bënin më parë, jo 10 metra nga barriera, – tha slloveni. – Mendova se ata që u futën në rrugë ishin manifestues dhe se po ndodhte diçka e çmendur. Rregulli është pak i çuditshëm”, – përfundoi Pogaçar.

Teilen: