Thursday, 26. March 2026
Sport

CIO ndryshon rregullat, fut testin gjenetik për pjesëmarrjen e femrave në Lojërat Olimpike

GS 26/03/2026 2 Min. Lesezeit

Nga Olimpiada Los Angeles 2028, për t’u pranuar në aktivitet, ato duhet të rezultojnë negative në testin SRY, që përcakton zhvillimin seksual mashkullor.

Nëse nuk është një revolucion, jemi shumë afër tij. Duke nisur nga Lojërat Olimpike Los Angeles 2028, në mbrojtje të kategorisë, duke eleminuar atë që ka të bëjë me nivelin e testosteronit, do të futet një test i ri për pjesëmarrjen e femrave në Olimpiada.

Sportistet, për t’u pranuar në aktivitet, duhet t’i nënshtrohen një testi SRY, që përcakton zhvillimin seksual mashkullor. Ky test bëhet vetëm një herë në jetë dhe ato kush rezulton negative, mund të marrë pjesë përgjithmonë në garat e femrave. Kush rezulton pozitive, me ndonjë përjashtim të rrallë që lidhen me sindroma të caktuara, do të përjashtohet.

Këtë vendim e ka marrë Federata Ndërkombëtare e Atletikës (CIO) që nga sezoni i kaluar, para Botërorit të Tokios në shtator. Dhe do të thotë se sportistët transgender nuk do të pranohen më në kompeticione femërore.

“Si ish-sportiste, – ka shpjeguar Kirsty Coventry, presidente e CIO-s, – besoj shumë në të drejtën e të gjithë olimpistëve për të marrë pjesë në gara të barabarta. Rregulli që do të aplikojmë bazohet te kërkimet shkencore shumë të detajuara nga mjekë ekspertë.

Në Lojëra edhe diçka shumë e vogël mund të bëjë diferencën mes një fitoreje dhe një humbjeje. Është e qartë se nuk do të ishte e drejtë për një sportist që është biologjikisht një mashkull, të marrë pjesë në të njëjtat gara ku marrin pjesë ato që janë biologjikisht femra. Të gjithë duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Sportistet do të testohen vetëm një herë në jetë dhe proces do të jetë i qartë”.

Teilen: