Ciro Immobile tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi italian, i lindur në vitin 1990 dhe aktualisht lojtar i Paris FC, e ka ndërprerë kontratën me klubin francez dhe po përgatitet t’i japë fund karrierës.
Immobile, i cili i kaloi vitet më të mira të karrierës te Lazio, e mbyll me një bilanc prej 201 golash në Serie A, duke u renditur i teti në listën historike të golashënuesve.
Lajmi për tërheqjen e tij u konfirmua përmes një postimi nga klubi parisien dhe më pas nga bashkëshortja e tij, Jessica Melena, me të cilën është martuar që nga viti 2014.
Teilen: