Wednesday, 28. January 2026
Sport

City afër një tjetër talenti nga Argjentina

GS 25/12/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka caktuar edhe një takim me River Plate, që besohet të jetë i fundit për ta arritur marrëveshjen për Claudio Echeverri, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Argjentinasi i lindur në vitin 2006, me marrëveshjen mes dy klubeve do të qëndrojë i huazuar tek River Plate, derisa klubi vendos ta ketë në ekipin e Pep Guardiola.

17 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ofanziv.

Ndërsa tek gjenerata U17 e kombëtares së Argjentinës është kapiten, ku ka zhvilluar 18 paraqitje dhe shënuar 10 gola

Teilen: